D'Amelie Naturals

Nga nevoja ime, te rafti yt

Hidrosol trëndafili me trëndafila

D'Amelie Naturals lindi nga nevoja ime për të dalë pak nga ritmi i shpejtë i qytetit dhe për të pasur në jetën e përditshme produkte sa më natyrale.

Në raft, produktet duken të ngjashme. Por kur e kthen shishen, etiketa tregon një histori tjetër. Unë i lexoj etiketat, kërkoj dokumentet te furnitori dhe zgjedh vetëm ato që do t'i përdorja vetë. Kështu ti nuk ke pse lexon 100 etiketa.

Unë jam kuratore, jo prodhuese. Zgjedh prodhuesit dhe shes produktet e tyre origjinale, me etiketat e tyre. Vajrat dhe hidrosolet vijnë nga Roseville, furnitori ynë në Isparta, Turqi. Mjalti vjen nga Le Dolcezze dell'Alveare, një prodhues i vogël familjar në Piemonte, Itali, i certifikuar biologjik nga ICEA.

Nuk shes përzierje të gatshme. Shes vajrat veç e veç dhe ndaj recetat, që ti t'i përziesh vetë, si bënin gjyshet tona.

"Amelie" është varianti frëng i emrit të vajzës sime, Amelia. "D'" është inicialja e emrit tim.

Dua që D'Amelie të rritet në një dyqan konceptual: produkte natyrale dhe produkte të përditshme më të buta për njerëzit dhe për mjedisin.

Denisa & Amelia, D'Amelie Naturals

WhatsApp