Vajra, hidrosole dhe mjaltë biologjik, të zgjedhur duke lexuar etiketat për ty
Pak përbërës, origjinë e qartë. Porosit në Instagram ose WhatsApp dhe paguaj kur ta marrësh në dorë.
- Pagesë në dorëzim
- Dërgesa në Shqipëri dhe Kosovë
- Mjaltë me dërgesë falas në Tiranë
- Dokumente nga furnitori
Çfarë gjen këtu

Produkti ynë më i çmuar
Rose Otto nga Isparta
Vaj esencial i pastër trëndafili damask, 1 g. Kemi sjellë vetëm 5 copë.
Trëndafili damask (Rosa damascena) lulëzon vetëm një herë në vit. Në Isparta vjelja zgjat pak javë, nga mesi i majit deri në mes të qershorit. Lulet mblidhen me dorë që në agim, para se dielli t'i ngrohë petalet, sepse në ato orë aroma e tyre është në kulm. Distilohen po atë ditë.
Për 1 kg vaj duhen rreth 4000 kg lule. Në ampulën tënde prej 1 grami janë rreth 4 kg trëndafila, afro 1300 lule të vjela një nga një.
Ndaj Rose Otto gjendet në parfumet më të çmuara dhe në kozmetikën luksoze. Në kujdesin e lëkurës përdoret prej shekujsh, sidomos për lëkurën e thatë dhe të pjekur, që ka nevojë për butësi dhe ushqim.
Mjafton 1 pikë në 10 deri në 30 ml vaj bazë, për një serum fytyre ose një parfum natyral që e bën vetë.
3000 lekë · 1 g
Ose seti Rose Otto + jojoba, 3850 lekë, me roller qelqi 10 ml dhe recetën e hollimit.
Shumë i koncentruar. Jo në shtatzëni. Bëj provë në bërryl 24 orë më parë.
Ka një arsye pse lexojmë 100 etiketa
Në raft, shumë produkte duken natyrale. Etiketa e pasme shpesh tregon një histori tjetër: aromatizues, ngjyrues dhe përbërës që shpesh nuk kanë rol tjetër veçse ta mbajnë produktin më gjatë në raft. Ne i lexojmë etiketat për ty dhe zgjedhim produkte me sa më pak përbërës.
Si porosit
- Zgjidh produktin dhe shtyp "Porosit".
- Na shkruaj emrin, qytetin dhe numrin e telefonit. Ne ta konfirmojmë porosinë.
- Paguan kur ta marrësh në dorë.
Receta nga "Rafti i gjyshes"
Maska, ritualet e skalpit dhe receta me mjaltë, me produktet që i gjen këtu. I përzien vetë në shtëpi, të freskëta.
Na shkruajnë klientët
Mesazhe nga klientët tanë, me fjalët e tyre.
Zgjodha mjaltin e akacies dhe të blirit, dhe jam jashtëzakonisht e kënaqur me cilësinë, shijen dhe aromën e tyre. Me kënaqësi do t'ju rekomandoja edhe të tjerëve!
E përdor pasi bëj derma roller-in dhe më duhej diçka e pastër për ta aplikuar pas saj. Jam shumë e kënaqur me rezultatet. Pa dyshim që sapo të më mbarojë do porosis prapë.
Ka kohë që e përdor dhe nuk e ndaj nga rutina ime. Fytyra ka një shkëlqim dhe gjatë gjithë kohës qëndron e hidratuar!
Trajtimin e parë e mbarova plotësisht dhe mbeta shumë e kënaqur me rezultatin. Flokët janë më të lëmuar. Kam marrë shumë komplimente.
Më pëlqyen shumë, sidomos vajrat esencialë, që kishin një aromë që të kënaqte. E gjithë dhoma mbushet me aromën e tyre.
Produktet vazhdoj t'i përdor akoma dhe më pëlqen hidratimi që lë në lëkurë. Vajin e kastorit kam nisur ta përdor akoma më shumë, veçanërisht në qerpikë.
Doja t'ju përgëzoja për cilësinë e vajrave. Më pëlqyen shumë. Edhe paketimi ishte shumë i sigurt dhe i këndshëm.
E përdor hidrosolin e trëndafilit në mëngjes dhe në darkë, pasi laj fytyrën dhe para produkteve të tjera. Ka mjaftueshëm sasi, faleminderit!
Më pëlqyen shumë. Ishin shumë natyralë dhe me përqendrim të lartë vaji.
Po më kanë pëlqyer produktet tuaja. Ishin shumë të mira, vërtet.
Mesazhe të vërteta, të publikuara me lejen e klientëve dhe vetëm me inicialin e emrit. Përvoja e tyre, jo garanci.



