D'Amelie Naturals

Receta nga "Rafti i gjyshes"

Receta të thjeshta që i përzien vetë në shtëpi. Ruaji dhe dërgoja dikujt që i duhen. Videot i gjen në Instagram.

Pije për kollën e natës

Mjaltë Millefiori ose Tiglio, ½ limon, një majë kripë dhe 1 lugë vaj ulliri.

Me produktet tona: Mjaltë Millefiori ose Tiglio

Kujdes: Jo për fëmijë nën 1 vjeç. Nëse kolla vazhdon, shko te mjeku.

Maska e fytyrës me mjaltë

Pak xhel aloe, mjaltë Millefiori, disa pika vaj jojoba ose bajameje dhe, po deshe, 1 pikë livande. Pasi e shpëlan, spërkat hidrosol trëndafili.

Me produktet tona: Millefiori, jojoba ose bajame, livande, hidrosol trëndafili

Kujdes: Bëj provë në bërryl 24 orë më parë.

Rituali i skalpit

Spërkat hidrosol livande te skalpi. Përzie 30 ml vaj ricini me rreth 3 pika rozmarinë dhe vendose te rrënjët. Te gjatësia vendos vaj bajameje. Lëre 2 orë ose një natë, 1 deri në 2 herë në javë, pastaj lahu dy herë me shampo.

Me produktet tona: Seti "Rituali i skalpit" dhe vaj bajameje

Kujdes: Jo në shtatzëni.

Vetullat dhe qerpikët

70% vaj ricini dhe 30% vaj bajameje. Vendose me një furçë të pastër çdo mbrëmje.

Me produktet tona: Vaj ricini, vaj bajameje

Kujdes: Larg brendësisë së syrit.

Kubat e akullit për sytë

Xhel aloe dhe hidrosol trëndafili ose livande, në format akulli.

Me produktet tona: Hidrosol trëndafili ose livande

Kujdes: Mos e vendos akullin direkt: mbështille me një copë li.

Këto janë receta tradicionale dhe përvoja jonë, jo trajtim mjekësor. Nëse problemi vazhdon, konsultohu me mjekun ose dermatologun.

WhatsApp