D'Amelie Naturals

Pyetjet e shpeshta

Si porosis?

Shtyp "Porosit" te produkti, ose na shkruaj në Instagram ose WhatsApp. Na dërgo emrin, qytetin, adresën dhe numrin e telefonit. Ne ta konfirmojmë porosinë me mesazh.

Si paguaj?

Paguan me para në dorë, kur ta marrësh porosinë. Nuk paguan asgjë paraprakisht.

Sa kushton posta?

200 lekë në Tiranë, Kamëz dhe Bathore, 300 lekë në rrethet e tjera të Shqipërisë. Për Kosovën: 6 euro. Posta i paguhet korrierit kur të vijë porosia. Mjalti ka rregullat e veta, i gjen te faqja e mjaltit.

Sa ditë do?

Brenda 24 orëve në Tiranë dhe brenda 48 orëve në rrethe. Për Kosovën, 3 deri në 5 ditë.

A keni dyqan fizik?

Jo, jemi online, nga Tirana. Ndaj pagesa është gjithmonë në dorëzim: e paguan vetëm kur ta kesh produktin në dorë.

A janë produktet natyrale? A keni dokumente?

Zgjedhim produkte me sa më pak përbërës. Për shumë produkte kemi analizën e laboratorit nga furnitori (COA), me numër serie dhe datë. Te çdo produkt shkruajmë qartë nëse e kemi, dhe ta dërgojmë po deshe. Mjalti ka certifikatë biologjike të BE (ICEA) të prodhuesit.

A janë vajrat organikë?

Vajrat nuk i quajmë organikë, sepse dokumentet e tyre nuk e thonë këtë. I vetmi produkt biologjik i certifikuar është mjalti.

A shisni përzierje të gatshme?

Jo. Shesim vajrat veç e veç dhe ndajmë recetat, që t'i përziesh vetë, të freskëta, sipas nevojës së lëkurës ose flokëve të tu.

Si i përdor vajrat esencialë?

Gjithmonë të holluar: rreth 1% për fytyrën dhe 2% për trupin, në një vaj bazë. Bëj provë në bërryl 24 orë më parë. Nuk pihen.

A mund t'i përdor në shtatzëni ose te fëmijët?

Në shtatzëni, gji ose te fëmijët e vegjël, pyet mjekun para se të përdorësh vajra esencialë. Tea tree, rozmarina dhe Rose Otto nuk përdoren në shtatzëni. Mjalti nuk jepet te fëmijët nën 1 vjeç.

A janë të sigurt për kafshët?

Mbaji vajrat esencialë larg kafshëve. Tea tree është toksik për macet. Difuzori vetëm në dhomë të ajrosur, ku kafsha mund të dalë.

Si i ruaj?

Në vend të freskët, larg diellit, me kapakun mirë të mbyllur. Data e skadimit është në çdo shishe.

A mund ta kthej porosinë?

Nëse produkti vjen i thyer ose i dëmtuar, na shkruaj menjëherë në Instagram ose WhatsApp dhe ta zëvendësojmë me korrier. Pasi e ke marrë produktin, porosia nuk kthehet nëse ndërron mendje. Prandaj, nëse ke ndonjë pyetje, na shkruaj para se të porosisësh.

A bëni dhurata?

Po. Çdo paketë vjen në kutinë kraft me spango dhe lule të thata. Na shkruaj për kë është dhe ta përgatisim.

WhatsApp